E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, thika, celularë dhe shishe vere në qelinë e Alket Rizait

Një sërë objektesh të ndaluara janë identifikuar gjatë një inspektimi të kryer në qelinë e Alket Rizait në burgun e Dhomokos, në Greqi. 

Gjatë kontrollit në burgun e Dhomokos, u gjetën dhe sekuestruan 5 thika të improvizuara, 2 telefona celularë, 3 hands free, 6 karta SIM, nga të cilat 4 të thyera, dhe 12 shishe vere.
Shumica e tyre, sipas gazetës "Kathimerini", u zbuluan në qelinë e Alket Rizait. 

Po hetohet mënyra e futjes së sendeve të tilla në burg, ndërkohë që kontrolle po ushtrohen në të gjitha burgjet, pas përleshjeve të ditëve të fundit në burgun e Dhomokos dhe Koridhalos, ku u plagosën disa të dënuar dhe një shqiptar gjeti vdekjen nga armët e ftohta. 

(a.jo/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›