E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton: Serbët fituan një nivel autonomie

Baronesha Catherine Ashton ia ka lënë emrin asaj që serbët e Kosovës mund të fitojnë nëse implementojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel duke thënë se ajo është një nivel autonomie.

Ashton ka shkruar në një OP-ED në “New York Times” për vështirësitë e bisedimeve Thaçi - Dacic, ku ka lavdëruar dy Kryeministrat.

“Në fund dy palët gjetën gjuhën e përbashkët për një nivel autonomie që duhet ta gazojnë serbët e Kosovës” ka shkruar Përfaqësuesja e Lartë.

Ndërkaq, sipas “New York Times” serbët kanë fituar autonomi të limituar për çështje të caktuara.

“Një pjesë (e marrëveshjes) u jep serbëve të Kosovës autonomi të kufizuar mbi shëndetësinë, edukimin dhe përfaqësimin në poste të larta policore dhe gjykata ku serbët janë shumicë derisa në përgjithësi ruhet autoriteti legal I qeverisë së Kosovës” thuhet në një editorial të New York Times./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›