E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: Të sillen para drejtësisë sulmuesit e EULEX-it

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se është thellësisht e hidhëruar me vdekjen e pjesëtarit lituanez të EULEX-it në veri të Kosovës.

Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë e viktimës. E dënoj në termat më të fuqishëm të mundshëm sulmin që ka çuar në vdekjen e një pjesëtari të stafit. Autorët duhet të sillen para drejtësisë, ka thënë Ashton në një deklaratë për media.

Sipas saj, Bashkimi Evropian është i vendosur që të vazhdojë angazhimin në Kosovë dhe punën e tij në kontekst të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

U bëj thirrje të gjitha palëve që të dyfishojnë përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet e arritura, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të pëmirësuar jetët e njerëzve në veri të Kosovës, ka thënë Ashton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›