E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Do mbetem në zemër të politikës

Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni thotë se ai do të mbetet në zemër të politikës italiane edhe nëse senatorët votojnë për ta larguar nga parlamenti.

Në një fjalim për mbështetësit e partisë së tij dhe  përpara një votimi paraprak nga një panel i Senatit, Berluskoni tha se: Unë gjithmonë do të jem me ju, në anën tuaj, i larguar por jo nga parlamenti.

Të gjithë prisnin se Kavalieri mund të përdorte fjalimin për të kërcënuar qeverinë e koalicionit.

Tensionet politike në Itali janë rritur dhe  askush nuk është i sigurt se çfarë reagimi do të bëjë  Berluskoni nëse për të votohet për largimin nga Parlamenti.

Sipas një ligji anti korrupsion i vitit 2012, Berluskoni duhet dëbohet nga parlamenti, pasi muajin e kaluar Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin e tij për mashtrim. Por,vendimi duhet të konfirmohet nga senatorët .

Votimi nga paneli nuk do të jetë përfundimtar, e ndërsa gjatë këtij muaji nuk pritet një votim në Senat . Ky votim do të japë një tregues nëse anëtarët e Partisë Demokratike të kryeministrit Enrico Letta janë të përgatitur për të votuar kundër Berluskonit, pavarësisht nga pasojat e mundshme për qeverinë.

76-vjeçari këmbëngul se vendimi kundër tij ishte i motivuar politikisht dhe se ka ndërmend t`ja paraqesë çështjen Gjykatës Kushtetuese. PDL argumenton se senati duhet të presë vendimin e kësaj të fundit para se të diskutojë dëbimin e tij nga Parlamenti. Berlusconi ka apeluar ndërkohë edhe në gjykatën europiane të të drejtave të njeriut në Strasburg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›