Ashton apel per nje proces zgjedhor sipas standardeve nderkombetare
Zëdhënësja e Komisionit Europian ka përsëritur dhe njëherë porosinë e baroneshës Ketrin Eshton për një proces zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane. Sipas saj gjatë zgjedhjeve duhet të tregohet serioziteti i demokracisë në vend.
“Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe e sigurisë së BE-së Catherine Ashton ka vizituar Shqipërinë në fund të prillit. Ajo ka theksuar që zgjedhjet e përgjithshme që do zhvillohen muajin e ardhshëm duhet të jenë në përputhje me standartete ndërkombëtare dhe europiane. Ky është një measazh që u kemi përcjellur autoriteteve shqiptare në mënyrë shumë të qartë. Ne do të ndjekim proçesin zgjedhor në Shqipëri me shumë vëmendje. Ne mendojmë që është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të zhvillohen sipas standarteve europiane dhe ndërkombëtare, për të treguar seriozitetin e demokracisë në Shqipëri”-deklaroi zëdhënësja e baroneshës Ashton.