Moore nga Durresi Nese nuk plotesohet KQZ Kolegji vlereson procesin zgjedhor
Uroi plotësimin e KQZ, por nuk përjashtoi mundësinë që ajo mund të mbetet edhe me 4 anëtarët ekzistues, të cilët i quan funksionalë.
Konkluzionin, Jonathan Moore, drejtor i zyrës për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, e arriti në përfundim të takimeve me aktorët kryesorë të politikës shqiptare.
"Situata më pozitive do të ishte nëse KQZ-ja do të ishte e plotësuar me 7 anëtar pasi vetëm 4 janë funksional, ne shpresojmë që kjo do të ndodhë. Plotësimi i KQZ-ës me 7 anëtarë mund të zgjidhet shumë shpejt ose mund të mos zgjidhet shumë shpejt”.
Moore mbështeti një variant të artikuluar gjithnjë e më shumë kohët e fundit, atë që vendimet që kërkojnë 5 vota në KQZ të marrin zgjidhje në Kolegjin Zgjedhor.
“Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin një vëmendje tjetër të shtuar të gjithë procesit të zgjedhjeve, ndaj ka institucione të tjera, që kanë një rol të rëndësishëm siç është kolegji elektoral zgjedhor. Ne duam të votuesit shqiptarë të jenë besimplotë ndaj institucioneve përsa i përket procesit të zgjedhjeve. Dhe ne do të japin vëmendje tejet të shtuar, jo vetëm procesit zgjedhor por edhe pas 23 qershorit".
Deklarata e diplomatit amerikan u bë në Durrës, në përfundim të një takimi ai zhvilloi me kreun e Bashkisë, Vangjush Dako, dhe Prefektin e Qarkut, Genc Juka.