Ashton e Fule: Palët politike duhet ta bëjnë KQZ-në operacionale
Për Brukselin zgjedhjet e 23 qershorit janë test për integrimin
Vetem disa dite para zgjedhjeve, Brukseli i bën thirrje liderëve politike shqiptare ta bejne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve tërësisht operacional. Në një deklarate te përbashkët te shefes së diplomacisë europiane, Catherine Ashton dhe komisionerit për zgjerimin Stefan Füle, kërkohet që liderët politike në Shqipëri të gjejnë rrugën e pranueshme për të gjithë, për ta bërë KQZ-në tërësisht operacional. “Është një përgjegjësi e përbashkët e liderëve politike që të forcojnë besimin tek qytetarët shqiptare për procesin elektoral dhe të krijojnë të gjitha kushtet që këto zgjedhje të jenë të pranueshme për të gjithë”- thuhet në deklaratën e Ashton dhe Füle.
Zyrtarët e lartë europianë rikujtojnë, se zgjedhjet në Shqipëri përbëjnë një test kyç për funksionimin e institucioneve demokratike dhe progresin e vendit drejt Bashkimit Europian.