Korçë, Rama: Hapini derën Rilindjes, Saliu më sulmon se e ndjen humbjen e thellë
KORCË- Partia Socialiste përmes një mitingu përmbylli sot në mbrëmje fushatën elektorale në Qarkun e Korçës. Atmosferën e krijuar në sheshin e këtij qyteti Rama e cilësoi të paparë e të mrekullueshme, ndërsa falënderoi çdo korçar për zgjedhjen e bërë, për të qenë në krah të Rilindjes.
“E paparë. Në këto ditë kemi pasur privilegjin nga kjo tribunë të shikojmë pamje të jashtëzakonshme. Mirënjohjen më të madhe për gjithë ata që na kanë pritur në sheshe, kudo ku kemi shkuar. Kjo e sotmja mbetet më e jashtëzakonshmja, është pamja që në mënyrën më të mrekullueshme bashkon praninë e njerëzve me ngjyrën dhe erën e Rilindjes që mbi Korçë po fryn shumë fort. Ju jam shumë mirënjohës, nuk i vë faj katragjyshi kur thotë ata vënë lente nëpër kamera, me gjithë ato makineri shtetërore me robërit e pushtetit, duke ngarkuar mësues, nuk ka faj i gjori plak që i duket se sheshet tona i sajojnë lentet e kamerave. Sot Korça po i jep një mesazh gjithë Shqipërisë, nga djepi i shkollës shqipe. Korça po manifeston vullnetin e një kombi të tërë që më 23 qershor do ndryshojë faqen e historisë. Është koha për të ndalur rrënimin dhe për ti hapur rrugën rilindjes. Prania juaj sot këtu është edhe vula për moton tonë të kësaj rruge të gjatë dhe të vështirë, drejt një fitore të madhe të thellë, fitorja e Shqipërisë evropiane mbi mjerimin, injorancën, korrupsionin, krimin dhe varfërinë”, tha Rama.
Nga Korça kreu i PS-së komentoi sulmet personale të kryeministrit Berisha dhe tha se ai, sulmon pikërisht sepse e ndjen më shumë nga të gjithë humbjen e thellë.
“Nga rilindja do përfitojë edhe katragjyshi, se do çlirohet nga antiplumbi, do ketë një shans për tu bërë një plak normal. Saliu po e dëshmon me fushatën e tij të dëshpëruar, po e dëshmon me robërit, me valën e fundit të sulmeve personale se më mirë, më shumë dhe më thellë nga të tërë ai e ndjen disfatën e 23 qershorit. Më qartë nga të gjithë ai e kupton se Shqipërisë i ka ardhur në majë të hundës dhe se Shqipëria më 23 qershor do kujtojë 44 dhe do votojë 29. Le ta lëmë Saliun të vazhdojë ta mbajë syrin tek vrima e çelësit tim si ata të sigurimit që ju shkonin mbrapa të dashuruarve tek liqeni artificial dhe ju bënin raporte për degjenerimin. Vesi del me shpirtin thotë një shprehje, e ke nga koha e vjetër me shfaqjet e huaja, nga koha e gërshërëve për prerjen e flokëve, nga koha kur të mbanin në varkë e të shëtiste partia në liqen e ti bëje çmos që ti tregoje partisë ku ti gjente armiqtë. Shqipëria do të ndëshkojë edhe për shumë e shumë arsye të tjera këtë kryeministër që e nisi si kryetar i partisë së ëndrrave dhe shpresave dhe po e bitis si bajraktari i një familje që e ka bërë shtetin leckë”, nënvizoi më tej kreu i PS.
Rama u shpreh i bindur se Korça do votojë pas 6 ditësh numrin 29, prandaj i ftoi ata të mos druhen dhe t’i hapin derën Rilindjes.
“Ju do votoni numrin 29 për të anuluar importin e plehrave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, për të vazhduar projektin e kthimit në identitetin e vjetër të Parisit të vogël të shqiptarëve, për të marrë nga Tirana atë mbështetje të munguar në 4 vite dhe për të bërë atë që nuk u bë në 20 vite, do votojë që ky qytet të jetë i festave, i artit dhe kulturës, i trashëgimisë kulturore, i mikpritjes me atë sqimën e madhe që quhet korçare. Korça e ka bërë zgjedhjen e vetë më 8 maj. E ka zgjedhur ustain, më 23 qershor do zgjedhë edhe shërbëtorët e vetë në Tiranë për të mbështetur projektet e ustait të vetë Niko Peleshit. Edhe 6 ditë na ndajnë për të hequr nga qafa pushtetin mbytës, hapini derën rilindjes”, tha Rama.
(m.a/BalkanWeb)