Ashton javën tjetër tur në Ballkanin Perëndimor, viziton edhe Shqipërinë
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë Europiane, Katherine Ashton do të vizitojë Tiranën gjatë kësaj jave. Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të Bashkimit Europian ku njoftohet se shefja e diplomacisë europiane do të nisë një vizitë në Ballkanin Perendimor.
Fillimisht Ashton do të vizitojë Malin e Zi, më pas Shqipërinë për ta përfunduar vizitën në Maqedoni. “Udhëtoj në Ballkanin Perëndimor për të përforcuar angazhimin e BE-së për perspektivën europiane të këtij rajoni. Do të inkurajoj liderët në rajon për të vazhduar procesin e reformave dhe për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore”, deklaroi Ashton në prag të takimit në Ballkanin Perendimor.
(m.a/News24/BalkanWeb)