Ashton kundër diskriminimit shkaku i orientimit seksual

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër Homofobisë dhe Transfobisë, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, deklaroi të enjten në emër të BE’së se, është krenare që po i bashkëngjitet kremtimit të kësaj dite, për shkak se në gjithë botën ka ende shumë njerëz që i ekspozohen dhunës dhe diskriminimit – disa nga të cilët madje edhe vriten - vetëm për shkak të orientimit të tyre seksual, ose për shkak të identitetit të tyre të lindur.
"Raporti vullnetar ndërmjet dy pjesëtarëve të së njëjtës gjini ende mbetet i inkriminuar në 76 shtete të botës, dhe, të paktën në pesë prej tyre ai është edhe i dënueshëm me vdekje. Në ndërkohë, nganjëherë dëgjojmë edhe për atë se orientimi seksual dhe identiteti i lindur janë dy tipare të kundërta me vlerat tradicionale”, deklaroi baronesha Ashton.