E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holland mban premtimin, President e Qeveri në dietë

Presidenti i ri francez, Fransua Holland, dhe ministrat e tij socialistë, e kanë miratuar vendimin për zvogëlimin e rrogave për 30%.

Duke u larguar nga takimi i parë i qeverisë së re të Francës, ministrat kanë thënë se qeveria e filloi punën me miratimin e uljes së rrogave dhe me nënshkrimin e aktit etik për të shpenzuar më pak para në udhëtime dhe në ministritë e tyre.

Gjatë fushatës, presidenti Fransua Holland, kishte premtuar uljen e rrogave, duke thënë se kjo do të bëhej për të “treguar shembull”.

Ky veprim ndryshon rrënjësisht nga ai i ish presidentit Nikollas Sarkozi, i cili rrogën e tij mujore e kishte rritur për 170% dhe ajo kishte arritur shumën prej 19 mijë eurosh në muaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›