S’ka përçarje në Barcelonë

Barcelona ka mohuar një shkrim të publikuar në të përditshmen katalane El Mundo Deportivo të mërkurën që sugjeronte se Pep Guardiola do të largohet nga klubi si rezultat i marrëdhënieve të këqija me presidentin Sandro Rosell.
Gjiganti katalan ka shprehur “zemërimin” ndaj “tregimit të trilluar” dhe kërcënoi se do të marr masa ndaj gazetës, duke kërkuar kompensim për dëmin e shkaktuar.
Guardiola, më herët gjatë muajit të kaluar, njoftoi se do të braktis klubin në fund të sezonit.