E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel kërkon një mandat të tretë

Në Gjermani, historikisht fushatat elektorale kanë qenë tepër të përqendruara te platformat politike dhe jo aq shumë te personaliteti i udhëheqësve.

Por kjo gjë aktualisht pritet të ndryshojë. Angela Merkel, e cila është në kulm të fuqive të veta politike, po mbledh një koalicion për të garuar për një mandat të tretë si kancelare, gjë që pritet ta vendosë atë në librat e historisë, krahas udhëheqësve të pasluftës si Kondrad Adenauer dhe Helmut Kohl.

Koreografia e fushatës që pritet të nisë jo-zyrtarisht javën e ardhshme, duket se do të jetë më shumë sipas stilit amerikan, ku në kongresin e Unionit Demokristian do të ofrohet një spektakël me Merkelin si yllin kryesor.

Merkel gjendet në vitin e shtatë si Kancelare dhe në një periudhë të tillë, paraardhësit e saj si Schroeder apo Kohl, vuajtën nga renditja e ulët nëpër sondazhe. Por 58-vjeçarja Merkel vijon të jetë më popullore se kurrë.

Dy në tre gjermanë besojnë se po bënë një punë të mirë dhe shumë e përshëndesin mënyrën se si apo po trajton krizën e eurozonës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›