Ashton në Kosovë, takohet me Atifete Jahjagën dhe Hashim Thaçin
Kosovë- Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme e BE-së, Catherine Ashton pas Beogradit sot ndodhet në Kosovë, ku pritet të zhvillojë takime me disa prej krerëve të politikës vendase. Ajo fillimisht u ndal në Presidencë, ku zhilloi një takim me presidenten Atifete Jahjaga, ndërsa nuk ka ende detaje se për çfarë është diskutuar. Më pas Ashton u takua edhe me kryeministrin Hashim Thaçi, ku qëndër e biesdimeve mendohet të jetë zbatimi i marrëveshjes dhe bisedmet me Serbinë.
Gjatë ditës së sotme përveç takimeve me Jahjagan dhe Thaçin ajo pritet takojë edhe udhëheqës të partive politike në një drekë që shtron kreu i qeverisë për nder të Baroneshës Ashton.
Kjo vizitë bëhet pasi të hënën në mbrëmje në Bruksel përfundoi rundi i 13 i takimit ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiçi, me ndërmjetësimin e zonjës Ashton.
Ndërkohë, dje Ashto ka vizituar Beogradin, ku është takuar me presidentin Tomisllav Nikoliç dhe kryeministrin serb, Ivica Daçiç.
Ajo ka përshëndetur përparimin e arritur në bisedimet me Kosovë dhe ka theksuar se ka qenë e kënaqur kur anëtarëve të BE-së Iu ka prezantuar atë përparim, si dhe atë që ka mundur të thotë se ekzistojnë rezultate konkrete në implementimin e marrëveshjes së Brukselit.
Dje, për herë të 13-të kam takuar kryeministrat Daçiç dhe Thaçi dhe do ti takoj sërish, bisedimet do të vazhdojnë në javën dhe muajt para neve. Nuk do të ketë pushim veror për të gjithë, sepse duhet të tregojmë përparim,- ka thënë Ashton.
Kosovapress raporton se në anën tjetër, Nikoliç ka deklaruar se Serbia vazhdon me tempo të njëjtë në përmbushjen e obligimeve që i ka marrë nga BE-ja, por edhe ndaj qytetarëve të vet kur bëhet fjalë për jetë më të mirë.
Ai ka shtuar se Ashtonit i ka thënë edhe një herë që Serbia kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës dhe se ajo ia ka kthyer atij se këtë në BE e dinë dhe se askush nga Serbia nuk po kërkon pranimin e Kosovës.