E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarku Lezhë, KQZ-ja debaton ashpër për nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve

kqzja-8-qershorTiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ e ka nisur sot me debate mbledhjen e rradhës për miratimin e tabelave përfundimtare të rezultateve për Qarkun Lezhë të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Gjithçka nisi kur kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi këkroi në nisje të mbledhjes fotokopje të rezultateve nga secila palë me qëllim që administrata ti verifojë.

Por kjo kërkesë hasi në kundërshtitë e përfaqësuesit ligjor të LSI-së dhe PS-së, Muho dhe Gjoncaj. Sipas tyre veprimi është në shkelje me ligjin.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti tha se duhet të hapen 10 kuti të votimit të ZAZ-së Nr.13, Qarku Lezhë.

Në qarkun Lezhë koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” ka 4 mandate kurse koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” ka 3 mandate që pritet të certifikohen nga KQZ-ja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›