E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, e godet rrufeja, humb jetën 71-vjeçari

GJIROKASTËR-E godet rrufeja, humb jetën një 71-vjecar në Kërcullë të Gjirokastrës.

Policia bëri të ditur se trupi i pajetë u gjet sot rreth orës 07:30 minuta në Kërcullë pas kërkimeve që u kryen pasi familjarët njoftuan që në mbrëmjen e së martës se i moshuari nuk ishte kthyer në banesë.

Pas kërkimeve gjatë gjithë natës trupi u gjet i pajetë sot paradite me shenja djegieje dhe paraprakisht policia dyshon se vdekja ka ardhur si pasojë e një shkarkimi rrufeje mbi të.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Përmet, e godet rrufeja në mal, humb jetën një 35-vjeçar Vdes 12- vjeçari, goditet nga rrufeja në plazh!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›