Minaj: Trajtojini meshkujt si kafshë shtëpiake
LOS ANGELOS-Kësaj here është këngëtarja Nicki Minaj e përzgjedhura për të qenë në kopertinën e revistës amerikane “Marie Claire”, ku edhe ka realizuar një intervistë mjaft interesante. Ajo është shprehur shumë sinqerisht në lidhje me meshkujt dhe ka dhënë këshillat e saj për ti joshur ata.
Këngëtarja 30-vjecare ka tërhequr vëmendjen gjatë kësaj interviste, pasi dha një këshillë mjaft të vecantë në lidhje me meshkujt. Ajo tha se ata duhen trajtuar si kafshë shtëpiake.
“Mos i shkoni nga pas asnjë mashkulli. Kushtojini më shumë rëndësi shkollës. Meshkujt i dashurojnë femrat e pavarura. Ata janë si fëmijë përsa i përket dashurisë. Gjithashtu iu pëlqen ti trajtosh si kafshë shtëpiake, përshembull si qen”-është shprehur Nicki Minaj.
Ylli i rrymës hip-hop u shpreh edhe në lidhje me karierën e saj. Ajo tha se i pëlqen shumë edhe aktrimi por sigurisht pas muzikës. Ajo dëshiron qe të nxjerrë fillimisht edhe tre albume të tjerë dhe më pas t’i përkushtohet aktrimit.
(d.b/j.knezi/BalkanWeb)