Ashton Politikanet shqiptare te tregohen te pergjegjshem

Përfaqësuesja për Politikën e Jashtme të BE, Catherine Ashton në kuadër
të turit të saj ballkanik ndodhet në Tiranë, ku fillimisht është takuar
me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.
Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe më pas baronesha u drejtua më pas drejt Kryeministrisë për të biseduar me Kreun e Qeverise, Sali Berisha. Sipas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Presidencës, Ashton gjatë takimit me Nishanin u shpreh se ndjehet e inkurajuar nga vendosmëria e Shqipërisë në realizimin e reformave dhe nënvizoi se ndonëse rrugëtimi europian është i vështirë, eksperienca e vendeve paraardhëse ka treguar se ai ia vlen. Baronesha Ashton shprehu interesimin e saj për procesin zgjedhor në Shqipëri duke kërkuar që të kryhet një proces zgjedhor i besueshëm, veçanërisht për votuesit. Kryediplomatja e Bashkimit Europian u shpreh se pret që politikanët shqiptarë të tregohen të përgjegjshëm për të paraqitur alternativa dhe prioritete zgjedhore dhe të respektojnë etikën duke shmangur retorikën e ashpër. Nga ana e tij Presidenti Nishani shprehu angazhimin e Shqipërisë për të përmbushur standardet e integrimit dhe përgjegjësinë për të qenë anëtare e denjë e Bashkimit Europian, duke falenderuar Bashkimin Europian dhe personalisht Baroneshën Ashton për mbështetjen dhe inkurajimin e vendeve të rajonit dhe veçanërisht të Shqipërisë në proceset demokratike dhe të integrimit. Kreu i Shtetit garantoi se Shqipëria ka kapacitetet institucionale dhe infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet europiane. Sfida e vetme për t’u kapërcyer mbetet sjellja e partive politike gjatë procesit zgjedhor dhe pas zgjedhjeve. Ashton, për momentin po takon edhe kryesocialistin Edi Rama. Në fund të këtyre diskutimeve Baronesha pritet të japë një konferencë për media. Vizita e Ashton vjen në një kohë, kur klima politike në Shqipëri është nxehur për shkak të zhvillimeve të fundit duke nisur që nga dalja e LSi-së nga koalicioni deri tek votimi i bujshëm për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së Ilirjan Muho, ngjarje që solli reagim të fortë të ndërkombëtarëve.