Ashton nëse shkon në Beograd, do ta vizitojë edhe Prishtinën

Nëse Baronesha Catherine Ashton, gjatë turnit në disa shtete të Ballkanit Jugperëndimor, do ta vizitonte Beogradin, do të shkojë edhe në Prishtinën merr vesh nga një burim në Bruksel B92.
Mirëpo, plani i saj i mëtejshëm lidhur me vizitën në Serbi, do të jetë i ditur vetëm ditëve në vijim. Sipas B92, vizita e
saj eventuale në Beograd dhe në Prishtinë ka kontekst të dyfishtë- eurointegrimi i mëtejshëm i rajonit dhe vazhdimi i bisedimeve Beograd - Prishtinë.
Zëdhënësja e e Ashtonit, maja Kocijançiq, i ka njoftuar gazetarët në selinë e KE-së se Baronesha sot udhëton për në Podgoricë, dhe pastaj do të vizitojë Tiranën dhe Shkupin, duke shtuar se “nëse në këtë turn do të futet edhe ndonjë kryeqytet tjetër , do t’u njoftojmë në ndërkohë”./Indeksonline/