Pa marrëveshje për reformën zgjedhore

Liderët politikë nuk u pajtuan as gjatë këtij takimi për reformën zgjedhore.
Çështja e zgjedhjes së presidentit do të diskutohet edhe në takimet e ardhshme
Sipas kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Alubin Kurtit, bllokimi ka ardhur nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petroviç. “Ndodhi një kushtëzim nga zv/kryeministri Slobodan Petroviç i cili ka kërcënuar se nuk do të ketë kalim të reformës zgjedhore në Kuvend nëse vendet e rezervuar nuk vazhdohen edhe për dy mandate të tjera”, ka thënë Kurti.
Sipas liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë takimit janë hedhur disa ide rreth përbërjes së KQZ-së nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi po që nuk pasur ndonjë arritje të marrëveshje./Indeksonline/