E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton pershendet emerimin e Gentilini-t

Catherine Ashton, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, zëvendëskryesuese e Komisionit, ka përshëndetur të premten vendimin e Këshillit për emërimin e Fernando Gentilini-t, si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë deri më 31 korrik 2011.

”Jam shumë e kënaqur që Këshilli, në bazë të rekomandimit tim, ka emëruar Fernando Gentilini-n si Përfaqësues Special të BE-së në Kosovë. Fernando Gentilini e njeh shumë mirë Ballkanin Perëndimor e veçanërisht Kosovën, dhe unë pres të bashkëpunoj shumë të ngushtë me të", tha Ashton, bën të ditur Radio Televizioni i Kosovës.

Sipas saj, Gentilini do të bëjë përgatitjet për një prani të fuqishme dhe afatgjate të BE-së në Kosovë, në përputhje me Traktatin e Lisbonës dhe me perspektivën evropiane të tërë rajonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›