Greqi, shqiptarët:Nuk e vramëne zjarrfikësin
ATHINE-Shqiptarët e akuzuar për grabitjen e përgjakshme në supermarketin e Patras, u dërguan në prokurori. Shqiptarët u njohën me akuzën dhe të dy u deklaruan të pafajshëm, por policia thekson se ka disa fakte që i bën ata fajtorë për ngjarjen:
- Të dy janë identifikuar nga tetë dëshmitarët që ndodheshin në grabitje në supermarket ditën e shtunë kur u vra punonjësi i zjarrfikëses.
- Të dy janë njohur edhe nga pronari i kioskës që kishin grabitur një ditë më parë.
- Lëvizjet e tyre ishin regjistruar nga kamerat e trafikut në rrugë, nga kamerat e 4 dyqaneve në zonë si dhe kamerat në hyrje të supermarketit. Ata janë filmuar gjatë mbërritjes dhe daljes së tyre nga supermarketi.
- Eshtë gjetur motocikleta me të cilën u larguan.
- Njëri prej tyre kishte veshur të njëjtin xhup me atë që kishte ditën e grabitjes ndërsa veshja e tjetrit sic e kishin përshkruar dëshmitarët, u gjet në banesë.
- Në ndërtesën ku ndodhet shtëpia e tyre policia gjeti një Kallashnikov të fshehur, por ende nuk ka përfunduar shqyrtimi, për të nxjerrë nëse është ajo arma e krimit.
Ngjarja për të cilën akuzohen 2 shqiptarët, ndodhi të shtunën në një supermarket në qytetin e Patras, kur dy persona me maska dhe të armatosur bënë një grabitje. Gjatë kësaj kohe një punonjës zjarrfikës 59 vjec nderhyu për t’i parandaluar, por u qëllua prej tyre me armë dhe gjeti vdekjen.
(d.b/BalkanWeb)