Rrëfehet gruaja e Bin Ladenit: Jeta ime në vilë

Pasaporta e Amal Ahmed Abdullfatah, gruas më të re të Bin Ladenit
Nuk ka dalë kurrë në dritare dhe nuk ka zbritur kurrë as në katin e parë të shtëpisë së saj.Këto kanë qenë disa nga rregullat që duhej të respektonte njëra nga gratë e Osama Bin Ladenit, e cila jetonte me të në kompleksin e fortifikuar pranë kryeqytetit pakistanez. Bashkëshortja më e re e Bin Ladenit, e cila u plagos gjatë sulmit të amerikanëve në orët e para të mëngjesit të 2 majit në kompleksin e tij në Abutabad, ka rrëfyer detaje të jetës së saj, për pesë vjet me numrin një të Al Kaedës. Ajo konsiderohet një burim i rëndësishëm informacioni për shërbimet sekrete pakistaneze dhe amerikane, pasi është njeriu që ka qëndruar afër tij gjatë gjithë viteve që ai ka qenë në kërkim. Ajo mund të tregojë mënyrat se si ka shpëtuar pa u vënë re për kaq kohë Osama Bin Laden, se si ka lëvizur nga qyteti në qytet pa u kapur nga policia, edhe pse rezultonte një nga dhjetë njerëzit më të kërkuar në botë dhe mbi të kishte një çmim 25 milionë dollarësh të vendosur nga SHBA-ja, për ta kapur gjallë a vdekur. Gruaja e Bin Ladenit, e identifikuar si Amal Ahmed Abdullfatah, 27 vjeç, e lindur në Jemen, ka thënë se ajo duhej vetëm të qarkullonte në dy katet e sipërme të shtëpisë dhe të mos zbriste kurrë as në katin e parë gjatë të gjithë kohës që ajo ka qëndruar atje. Ajo dhe dy gra të tjera të Bin Ladenit po merren në pyetje nga shërbimet sekrete pakistaneze. Autoritetet e Pakistanit po mbajnë edhe tetë apo nëntë fëmijët që u gjetën në kompleks, pasi komandot amerikane u larguan. Meqë amerikanët kanë treguar detaje kundërthënëse të operacionit të tyre në vilën e kreut të Al-Kaedës, dëshmia e grave të tij konsiderohet kyçe për të nxjerrë më shumë detaje mbi mënyrën se si kanë shkuar ngjarjet, parë nga sytë e tyre. Rrëfimet e grave dhe fëmijëve të tij mund të ndihmojnë të zbulohet se si Bin Laden e ka kaluar kohën e tij gjatë një dekade në kërkim, si ka mundur të qëndrojë i fshehur duke jetuar në një shtëpi të madhe afër Akademisë Ushtarake në vend në një qytet-garnizon, afër kryeqytetit Islamabad. Zyrtarët pakistanezë nuk pranuan të thonë nëse gruaja e kishte pranuar se Bin Ladeni kishte jetuar në atë kompleks që në vitin 2006. Por një tjetër zyrtar tha se gruaja ishte plagosur në këmbë gjatë operacionit dhe nuk kishte qenë dëshmitare e momenteve të fundit të bashkëshortit të saj. Por i njëjti zyrtar konfirmoi se vajza e tij 12-vjeçare e ka parë të gjitha aksionin në dhomën e gjumit dhe ka deklaruar se babai i saj u kap i gjallë dhe u vra me gjakftohtësi nga amerikanët. Vajza 12-vjeçare është transportuar nën masa shumë të forta sigurie në kryeqytetin pakistanez, Islamabad. Vajza ka dhënë një version ndryshe nga ai që ofruan autoritete amerikane për vrasjen e Bin Ladenit. Ajo tha se Osama bin Laden, babai i saj, është kapur nga forcat amerikane dhe më pas është vrarë me gjakftohtësi. Versioni i saj tregon se atij nuk i ishte bërë asnjë thirrje për tu dorëzuar.
Al-Kaeda: Vdekja e Osamës, mallkim mbi SHBA-në
Al Kaeda, rrjeti terrorist i themeluar nga Osama bin Laden, ka nxjerrë një deklaratë në forumet xhihadiste, ku pohon vdekjen e Bin Ladenit dhe kërcënon Shtetet e Bashkuara. Deklarata erdhi pesë ditë pasi u vra ish-kreu i tyre në Abutabad. E përkthyer nga SITE, shërbimet e inteligjencës, deklarata thotë se Al Kaeda zotohet për aksione kundër SHBA-ve dhe i bën thirrje popullit pakistanez që të ngrihet dhe të revoltohet. Vdekja e Bin Ladenit do të shërbejë si një mallkim mbi amerikanët dhe agjentët e Amerikës, do të bjerë brenda dhe jashtë shteteve të tyre. Së shpejti, me ndihmën e Allahut, lumturia e tyre do të kthehet në hidhërim dhe gjaku i tyre do të bashkohet me lotët e tyre, thuhet në mesazh. Al Kaeda do të vazhdojë rrugin e xhihadit. Ne nuk do ta ndryshojmë atë, derisa Allahu të gjykojë mes nesh dhe armiqve tanë me vërtetësi. Asnjë nuk do të na ndalojë derisa të arrijmë sukses dhe fitore, apo të vdesim duke provuar, thuhet më tej. Në mesazh shkruhet se amerikanët nuk do të gëzojnë kurrë siguri, deri sa atë ta gëzojë edhe populli palestinez.
Bin Laden planifikonte sulme të reja
CIA dhe FBI-ja kanë paralajmëruar autoritetet e hekurudhave që të tregohen të vëmendshëm për parametrat e sigurisë, sepse mund të pësojnë ndonjë sulm nga Al-Kaeda. Paralajmërimi erdhi pas zbulimit të planeve të Osama Bin Ladenit për të sulmuar Shtetet e Bashkuara në 10-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit. Që nga shkurti 2010, Al-Kaeda po planifikonte një operacion kundër trenave të pasagjerëve në SHBA, në zona të paspecifikuara, për dhjetëvjetorin e 11 shtatorit, thuhet në paralajmërimin e FBi-së. Një prej planeve ishte devijimi i trenave jashtë shinave, në mënyrë që të binin në ndonjë urë. Ky ishte kërcënimi i parë që u publikua, që kur shefat e shërbimeve sekrete amerikane po mbikëqyrin DVD-të dhe pajisjet e tjera të marra në vilën e Osamës në Abutabad.
Shtëpia e Bin Ladenit kthehet në qendër turistike

Gratë turiste, mbi karrige duke parë përtej murit të shtëpisë së Bin Ladenit
Qindra kureshtarë janë mbledhur përpara shtëpisë së Osama Bin adenit në Abutabad, për të parë vendin ku jetonte njeriu më i kërkuar në botë. Tashmë kompleksi i tij 250 mijë dollarësh është kthyer në një pikë turistike. Turma pakistanezësh, por edhe të tjerë, mblidhen çdo ditë përpara portave të Sigurisë dhe kënaqen edhe me pamjen nga jashtë, sepse hyrja brenda kompleksit është e ndaluar nga autoritetet. Madje, portat e tij të fortifikuara janë kthyer edhe në sfonde për fotografitë e fëmijëve. Frika e Shteteve të Bashkuara ishte se ky vend mund të kthehej në një vend pelegrinazhi apo faltore për grupet terroriste, në nder të simbolit të tyre, Osama Bin Ladenit. Por zëdhënësi i bashkisë së qytetit tha se nuk ka asnjë plan për ta shkatërruar kompleksin e madh. Dr. Muhammad Azfar Nisar tha se Këtu po vijnë njerëz nga i gjithë Pakistani për të parë ndërtesën, pra pse duhet ta shkatërrojmë? Sa më shumë të ardhura , aq më mirë. Ai shtoi se afër kompleksit të Osama Bin Ladenit shumë shpejt do të ndërtohen hotele. Kam ardhur këtu sot për të parë një pjesë të historisë, tha një vizitor 24-vjeçar, duke shtuar se Jam i sigurt se shumë shpejt këtu do të vijnë edhe turistë amerikanë.
Më i kushtueshmi
Osama Bin Laden, i vrarë në orët e para të së hënës nga forcat elite amerikane në Abutabad, Pakistan, ishte armiku me shpenzimet më të mëdha për Shtetet e Bashkuara. Të bëjnë përshtypje raportimet e vazhdueshme për shpenzimet e SHBA-së për kapjen e tij. Nga llogaritjet konservatore, Bin Laden i ka kushtuar SHBA-së të paktën 3 trilionë për 15 vjet, duke llogaritur dëmtimet që ai i ka bërë ekonomisë amerikane, shpenzimet për luftërat dhe ato për shtimin e masave të sigurisë ndaj kërcënimit për sulme terroriste, por edhe përpjekjet e drejtpërdrejta për kapjen e tij.
Me respekt
Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se Bin Laden është varrosur në mënyrë të respektueshme. Deklarata është bërë pasi Al-Kaeda ka kërkuar që trupat e të vrarëve gjatë blicit amerikan tu dorëzohen familjarëve. Në një intervistë televizive, Ob