E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton ideja e Jeremic per mekanizmin e KS-se

Dështon ideja e Shefit të diplomacisë serbe, Vuk Jeremic, për krijimin e një mekanizmi ad-hoc nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për hetimin e akuzave të Dick Marty-t për tregtinë me organe njerëzore në Kosovë gjatë vitit 1999.

Ambasadorët perëndimorë e hodhën poshtë atë, sapo mbërriti në New York, Megjithatë, ai do të përpiqet ta shtyjë idenë e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit më 12 maj.

Sipas një dokumenti të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, bëntë ditur Telegraf, diplomatët e shteteve përkrahëse të Kosovës, me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, nuk kishin lënë asnjë dilemë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›