Margallo: Marrëveshja nuk ndryshon pozicionin e Spanjës

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Garcia-Margallo (Hoze Garsia Margajo), ka deklaruar se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve nuk do të thotë "asnjë ndryshim të pozicionit" për qeverinë e Spanjës, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. “Unë nuk shoh asnjë ndryshim në pozicionin e Qeverinë spanjolle”, ka thënë Margallo, kur u pyet nëse Spanja do të ndryshojë qëndrimin e saj karshi Kosovë pas marrëveshjes në Bruksel, transmetom KTV.
Në një konferencë për shtyp në Ramallah me ministrin e Jashtëm palestinez, García-Margallo ka thënë se marrëveshja nënkupton “njohjen e një autonomie të caktuar" për serbët e Kosovës, ‘ende të paprecizuar’ dhe "e cila prek përbërjen e sigurisë’. Ai theksoi se Serbia ka deklaruar se "në asnjë rast", kjo marrëveshje nuk e nënkupton njohjen e "shpalljes së njëanshme" të pavarësisë së Kosovës. /Indeksonline/