Ashton prezanton 3 drejtorët e rinj

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Evropian Catherine Ashton prezantoi sot tre drejtorët e rinj në shërbimin e jashtëm evropian.
Kështu, Frans Jacob Potuyt, diplomat hollandez do të jetë drejtori për sigurinë në Bashkimin Evropian ndërsa Koen Vervaeke, një diplomat belg do të jetë drejtor për Afrikën, Lindjen dhe rajonin e Oqeanit Indian. Fernando Gentilini, diplomat Italian është emëruar drejtor për Evropën Perëndimor, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Në fjalën e saj Ashton theksoi se është e kënaqur për të tre personalitet e zgjedhura në këto poste kyçe në shërbimin e jashtëm. “Eksperienca e tyre dhe ekspertiza do të jetë të vlefshme në ndërtimin e shërbimit të jashtëm" theksoi Ashton.
Fernando Gentilini është aktualisht këshilltar në shërbimin e jashtëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Më parë ai ka mbajtur pozicione të ndryshme në NATO, BE dhe në Ministrinë e Jashtme italiane.