Kajro, vazhdon procesi kundër ish-ministrit të brendshëm
Nis procesi gjyqësor kundër ish ministrit të brendshëm të Egjiptit, Habib el-Adly, dhe gjashtë zyrtarëve të lartë të policisë.
Gjyqi ndaj tyre është zhvillua, një ditë pasi filloi procesi kundër ish-presidentit të Egjiptit Hosni Mubarakut, proces i cili është vlerësuar si historik.
Mubaraku, el-Adly dhe gjashtë zyrtarët të policisë, janë akuzuar për dhënien e urdhërit për vrasjen e qindra protestuesve gjatë kryengritjes në muajin shkurt, nga e cila u përmbys regjimi 30-vjeçar i Hosni Mubaraku.
Të gjithë ata mund të dënohen me vdekje, nëse shpallen fajtor.
Ata u paraqitën dje në një gjykatë në Kajro, së bashku me dy djemtë e Mubarakut, të cilët ballafaqohen me akuza të ndara për korrupsion.
Ish-presidenti Mubarak do të paraqitet në gjykatë, për të dytën herë, më datën 15 gusht.