E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, LDK-ja: Në Veri nuk ka krizë humanitare

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me ngjarjet në veri. Sa u përket pikave të bisedimeve, të cilat pala serbe i deklaron si marrëveshje me KFOR-in, LDK-ja thotë se nuk mund të ketë kurrfarë marrëveshjeje për Kosovën, në të cilën Kosova nuk është palë fuqiplotë.
“Reciprociteti duhet të respektohet plotësisht, në mënyrë që të mos lejohet lulëzimi i krimit dhe evazionit fiskal”, thuhet në komunikatën për media të kësaj partie.
Sipas LDK-së, në veri të Kosovës nuk ekziston kurrfarë krize humanitare, ndaj ndihmat humanitare nga Serbia nuk kanë të bëjë me humanizëm, por me politikën serbe për tensionimin e situatës.
LDK-ja rithekson se çështja e statusit është një çështje e mbyllur shumë kohë më parë dhe e vërtetuar nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›