E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, 26 të plagosur nga incidenti në minierë

26 persona kanë mbetur të plagosur nga incidenti i ndodhur sot në një minierë në pjesën lindore të Ukrainës. Ky është incidenti i tretë që ndodhë në minierat në Ukrainë, gjatë periudhës një javore.
Zyrtarët thanë se aksidenti i sotëm, ndodhi në një minierë në rajonin Luhansk. Pesë minatorë janë dërguar në spital me djegie të rrezikshme, ndërsa 21 të tjerë janë lënduar lehtë.
Minierat e thëngjillit në Ukrainë konsiderohen ndër më të rrezikshmet në botë, për shkak të pajisjeve të vjetruara dhe mosrespektimit të gjërë të rregullave të sigurisë.
Të premten e kaluar, nga një shpërthim dhe një shkatërrim i asensorit në dy miniera të thëngjillit, në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë 37 minatorë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›