Ashton sot ne Tirane takime me Nishanin Berishen Ramen

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë në Bashkimin Evropian Catherine Ashton viziton sot Tiranën, ku do të takohet me liderët kryesorë të vendit, presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PS, Edi Rama.
Takimi i baroneshës Ashton me kreun e shtetit shqiptar është parashikuar në orën 11:00 në Presidencë dhe pas tij në 11:40 do takohet me kryeministrin Berisha.
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Ashton do të takohet me Edi Ramën në 12:30 dhe në 13:00 do të japë një deklaratë për mediat.
Vizita e shefes së diplomacisë europiane është pjesë e një turi vizitash në shtetet e ballkanit perëndimor. Ashton do ta nisë vizitën me një ndalesë në Malin e Zi dhe nga aty do të vazhdojë me Shqipërinë për të kaluar në Maqedoni. Ndërkohe Ashton mund te vizitojë Beogradin dhe Prishtinën të mërkurën. Axhenda e vizitave në Serbi dhe Kosovë do të konformohet te marten. Vizita e Ashton në Kosovë dhe Serbi bëhet me qëllim tentimin e shansit të fundit para takimit të ministrave të Jashtëm në 22 prill.
“Do të udhëtoj në Ballkanin Perëndimor për të rikthesuar qëndrimin e Bashkimit Evropian për përspektivën evropiane të vendeve të rajonit. Do të inkurajoj liderët e rajonit të vazhdojnë procesin e reformave për të promovuar fqinjësinë e mirë”, u shpreh Ashton në prag të nisjes së vizitës.