E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basketboll per femra Apolonia eleminon Tiranen

Apolonia ka dalë në finalen e plej ofit në basketboll për femra, pas fitores 67-56 ndaj Tiranës.
Fieraket fituan në sallën sportive “Farie Hoti” ndeshjen e tretë dhe vendimtare, duke kryesuar gjatë gjithë kohës.
Në finale, Apolonia do të ndeshet me Flamurtarin që kaloi Kamzën në dy ndeshje.
Skuadra e trajnerit Spiro Kuvarati është kampione në fuqi dhe ka fituar Superkupën, por epërsinë e faktorit fushë e kanë vlonjatet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›