Kuvendi miratoi lirimin e Muhos dhe emerimin e Zgurit ne KQZ

Pas një seance maratonë, Kuvendi me 74 votat e maxhorancës kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilirjan Muho.
Ndërsa me 73 vota pro ligjvënësit miratuan kandidaturën e Partisë Republikanë, Klement Zguro si anëtri i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Për shkarkimin e Muhos votuan edhe 3 ish-deputetë të PS-së, Gjovalin Kadeli, KastriotIslami, dhe Asllan Dogjani.
Votat e tyre ishin pro emrit të Zgurit për në KQZ, vota të cilave iu bashkua dhe kartoni jeshil i deputetit Dritan Prifti e paralajmëruar më herët.
Opozita parlamentare vendosi që të braktisë sallën në momentin e votimit, por përpara largimit nuk shmangu dhe përplasjet. Konkretisht ishte deputeti i PS-së, Gazmir Bizhga ai i cili I hoqi kartën e prezencës nga aparit elektronik deputetit të pavarur, Kastriot Islami, duke synuar që të moslejojë votimin e tij.
Ndërkohë që përpara se të kalohet në votim nuk mungoi dhe sqarimi i Kryeministrit Berisha mbi një çështje të tillë. Sipas tij, marrëveshjet e bëra nuk shkelen. Dhe ndaj risolli në kujtesë zhvillimet ë mëhershme politike.
“Nga viti 2000 dhe në vazhdim forcat politike kanë bërë përpjekjet më të ndershme dhe serioze për të vendosur balancë në institucionet e administrimit të zgjedhjeve, u arrit kjo nga 6 me 1 në 5 me 2 anëtarë, prapë u quajt si prekje e të drejtave të socialistëve. Ju në vitin 2003 i shkelët ato. Moszbatimi i i marrëveshjes në 2003 i kushtoi partisë suaj më shtrenjtë se cdo gjë tjetër. Është e lehtë të flasësh pa llogari para qytetarëve, por ata kanë një memorie. Me ndërmjetësim ndërkombëtar u arrit që të jetë balanca 4 me 3. U firmosën marrëveshjet, u ndërpre një mandat për balancën 4 me 3. Ne e pranuam, opozita fitoi zgjedhjet. Ju e pranuat në 2007, 2009, në 2011, e pranuat edhe në 2013 se me halucinacionet që keni për të ardhur në pushtet që s’do bëhet kurrë realitet kërkuat që mandati i kryetarit të bëhet 4 vite. Parashikimet e mia janë e dalin, opozitë keni qënë e opozitë do mbeteni”, vuri në dukje Berisha. Madje, ndalur në emrin konkret për të cilin erdhi kërkesa për lirim, kreu i mazhorancës u shpreh se Muho duhet të jepte vetë dorëheqjen për shkeljet e bëra. Kryeministri kërkoi falje që e ka miratuar atë, por kjo sipas tij ka ndodhur ngaqë nuk ishte në dijeni të shkeljeve të tij.
Seanca e ditës së hënë Rreth orës 11.30 minuta Kuvendi i Shqipërisë nisi shqyrtimin e kërkesës së Partisë demokratike për lirimin nga detyra të anëtarit të LSI-së në KQZ Ilirjan Muho. Seanca e sotme e Kuvendit pritet të jetë një seancë e fortë debatesh mes pozitës dhe opozitës, ndërkohë që për diskutim janë regjistruar 120 deputetë. Në fillim të seancës plenare, deputeti demokrat Edi Paloka lexoi relacionin e PD-së, ku renditen arsyet e kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së, të propozuar nga LSI. Sipas Palokës, prishja e baraspeshës së KQZ-së, pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeverisës, përbën kërcënim për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ahmetaj: Nisma e PD-së, antiligjore dhe antikushtetuese Deputeti i PS-së Arben Ahmetaj theksoi se nisma e demokratëve për lirimin e anëtarit të KQZ-së është antiligjore dhe antikushtetuese. Sipas Ahmetajt, kryeministri Berisha po tregon se KQZ nuk do të jetë e pavarur, por do ndjekë një komandë politike. “Çdokush në Shqipëri e ka të qartë që ajo që po ndodh me KQZ-së është shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës së Shqipërisë. Sali Berisha me veprimin e sotëm i tregon shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, me të cilët sot është gjithashtu në konflikt, i tregon se KQZ do ndjekë një komandë politike”- u shpreh Ahmetaj. Ai gjithashtu e akuzoi Berishën se ka fobi nga vota e lirë dhe nga zgjedhjet e lira. “Ajo që Berisha po bën me KQZ kërkon të zgjasë agoninë e vetes dhe agoninë e shqiptarëve. Gjë që ne nuk do ta lejojmë. Në 23 qershor ju dorëzoni pushtetin në duart e shqiptarëve.”- deklaroi Ahmetaj. Dokle: Problemi i PD-së është se si të vjedhë votat Deputeti Namik Dokle ka theksuar në fjalën e tij se problemi i Shqipërisë janë korbat e zinj që u janë sulur institucioneve të pavarura” Ai ka bërë apel të mos lejohet të shkelet pavarësia e institucioneve. “Problemi i PD është gjithmonë se si të vjedhë votat,”-tha Dokle. Gjiknuri: Po dhunohet populli në të drejtat e tij Deputeti Damian Gjiknuri ka qenë i pari socialist që ka nisur diskutimet në Kuvend, në lidhje me zëvendësimin ose jo të anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho. Ai akuzoi kryeministrin Berisha se po tenton të manipulojë zgjedhjet përmes kontrollit të KQZ-së. “Qëllimi i këtij zotërisë është se do KQZ për të zabotuar disa procese. Ky do të zbatojë pikë për pikë skemën që zbatoi me zgjedhjet në Tiranë. Zgjedhjet realisht janë në rrezik, këtij i intereson mbi të gjitha grabitja e certifikatës së zgjedhjeve, që të jetë prap njësoj si në ’97, për të negociuar prapë daljen e tij në politikë. Kësaj radhe nuk gjen dot një referencë ligjore. Kësaj radhe nuk ka shanse, po e provokon popullin dhe do të përballet me pasojat. Këtu po dhunohet populli në të drejtat e tij. Tërhiquni kësaj iniciative, pasi pasojat do të jenë të paparashikuara.”- u shpreh Gjiknuri, i cili shtoi se po rrezikohet seriozisht mbajtja e zgjedhjeve e lira. Halimi: Shumicën në KQZ s’mund ta ketë opozita Për ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi nuk ka ndodhur në asnjë vend që mazhorancën e KQZ-së ta ketë opozita. “Edi humbet edhe kur merr për veshi Presidentin edhe i thotë të votojë për të, edhe kur merr Ilirianin, as me Bamirin as me Ilirianin nuk fiton, prapë do ti humbasë zgjedhjet, si bën derman askush Ramës as Muho”, vlerësoi Halimi. Imami: Opozita do fitoren në tavolinë Në fjalën e tij në seancë, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami akuzoi opozitën se po tenton të vjedhë zgjedhjet në tavolinë. “Ky vendim ka si qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor. Pas vendimit të LSI për t’iu bashkuar opozitës, jemi para fakteve në tavolinat e numërimit të votave opozita ka shumicën 5 me 2. Në këtë mënyrë opozita e re pansocialiste bllokon madje dhe pakicën bllokuese që është e drejtë që e kemi njohur për çdo opozitë. Opozita do t’i fitojë zgjedhjet në tavolinë, sepse nuk ka shpresë për t’i fituar me vota. Opozita na fton të negociojmë për një të drejtë që e kemi, dhe që është e panegociueshme, standardi i dyfishtë është antidemokratik. Një demokraci e qëndrueshme e kërkon zgjedhje të qëndrueshme, dhe të lira. T’i bëjmë ato”, deklaroi Imami.