Nisin ne Uashington bisedimet Izrael-Palestine
Përfaqësuesit izraelitë dhe palestinezë po takohen në Uashington për bisedime të drejtpërdrejta, të parat pas një ndërprerjeje prej 3 vjetësh. Të dy palët po diskutojnë hapat e ardhshëm gjatë bisedimeve procedurale në Departamentin amerikan të Shtetit.
Mbrëmë, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry shtroi një darkë në Departamentin e Shtetit për ministren izraelite të Drejtësisë, Tzipi Livni dhe kryenegociatorin palestinez, Saeb Erekat.
Dje, para mbrritjes së negociatorëve, Sekretari Kerry emëroi ish ambasadorin, Martin Indyk si të dërguarin e posaçëm amerikan për bisedimet izraelito-palestineze.
“Kryeministri Netanjahu dhe Presidenti Mahmoud Abbas kanë marrë vendime të vështira për rikthimin në tryezën e bisedimeve. U jam mirënjohës juve dhe Presidentit Obama që më besuat misionin për të ndihmuar që këtë hap të rëndësishëm ta shndërojmë në një marrëveshje paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve”.
Gjatë muajve të fundit, Sekretari Kerry është angazhuar në të ashtuquajturën ‘diplomaci ecejakesh,’ duke u takuar vazhdimisht me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë në përpjekje për t’i kthyer të dyja palët në tryezën e bisedimeve.
Zoti Kerry theksoi se në të ardhmen mbeten për t’u bërë zgjedhje të vështira me synimin për të arritur kompromise të arsyeshme mbi çështje të ndërlikuara.
“Ambasadori Indyk është realist. Ai e kupton se paqja izraelito-palestineze nuk do të arrihet lehtë dhe brënda një dite, por ai e kupton gjithashtu se tani është hapur rruga për të ecur përpara dhe ne duhet të ndjekim këtë rrugë me urgjencë”.
Palët kanë rënë dakord të angazhohen në bisedime të drejtpërdrejta mbi statusin final për të paktën 9 muaj, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jennifer Psaki.
“Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të arritur një marrëveshje brënda kësaj periudhe. Dua ta përsëris, nëse vazhdojmë të bëjmë përparim, negociatat do të vazhdojnë dhe ne nuk kemi caktuar ndonjë afat të fundit për këtë. Është arritur një marrëveshje për të vazhduar përpjekjet gjatë gjithë kësaj periudhe”.
Zyrtarët amerikanë thonë se situata në terren vazhdon të ndërlikohet për sa kohë që mbeten të pazgjidhura çështje të vështira si statusi i Jeruzalemit dhe kufijtë përfundimtarë të një shteti të pavarur palestinez.