E Shtunë, 31 Tetor 2026

Comey konfirmohet drejtor i FBI-se

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka konfirmuar ish prokurorin e përgjithshëm amerikan, James Comey, si drejtorin e ardhshëm të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI.

Në një votim që u mbajt vonë të hënën, Comey morri 93 vota pro dhe një kundër duke u bërë kështu nominim i sukseshëm i presidentit Barack Obama për postin në fjalë.
Comey do e zëvendësojë shefin në largim të FBI-së, Robert Mueller, i cili nga kjo pozitë do largohet në shtator.

Mueller e ka udhëhequr FBI-në për 12 vjet, ndërsa punën e kishte nisur menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›