Ashton të mërkurën në Kosovë

Zyra e BE-së në Prishtinë ka njoftuar për vizitën e shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton të mërkurën në Kosovë.
Ashton, dhe sekretarja amerikane e shtetit Clinton do të takohen me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi.
Në fokus do të jetë avancimi i dialogut me Serbinë.Të njëjtën gjë dy zyrtaret e larta, Clinton e Ashton do ta diskutojnë edhe me autoritetet në Beograd, presidentin serb Nikoliq dhe kryeministrin Daqiq.