"Askush më i fortë se Juventusi"
Diego Ribas da Kunjas ka bërë që tifozët e Juventusit të ëndërrojnë se ky është sezoni i duhur për të fituar. Por, edhe fantazisti brazilian nuk i fsheh ambiciet dhe deklaron: "Jemi një skuadër e madhe, kemi një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh. Është momenti i përshtatshëm për të fituar".
Çfarë ju ka mahnitur në këto muaj të parë në Serinë A?
Madhështia e Juventusit. Natyrisht edhe vlerësimi që duket se kanë për mua: mbi të gjitha nga juventinët, por shoh se më respektojnë edhe tifozët kundërshtarë.
Gjatë verës pohuat se synonit të transferoheshit në një klub të madh europian. Juventusi aktual i përgjigjet kërkesave tuaja?
Gjithmonë kam menduar se Juve është një prej skuadrave elitare në botë, ata që e duan futbollin e njohin historinë e këtij klubi. Duke qëndruar këtu përditë e ndjen edhe më shumë madhështinë që e bën të veçantë nga të tjerët.
Gjithsesi, fillimi i aventurës tuaj me bardhezinjtë ka edhe një anë negative: dëmtimet e shpeshta. Përse ndodh kjo?
Kur ndryshon kampionat dhe stërvitesh në mënyrë të ndryshme nga sa ke bërë deri më tani, është normale që të kesh ndonjë problem.
Aktualisht si ndiheni? I gatshëm të luani sot kundër Xhenoas?
Ndihem shumë mirë. Prej dy ditësh kam filluar të stërvitem pjesërisht me skuadrën. Vendimin për aktivizimin tim me Xheonan do ta marrë trajneri Ferrara. Personalisht mendoj se ndoshta do të ishte më mirë që të stërvitesha edhe pak me ekipin. Ndoshta të dielën do të më shihni sërish në fushë.
Të gjithë presin të shohin Diegon dhe Del Pieron së bashku. A jeni kureshtar për mënyrën si do të funksionojë kjo dyshe me kapitenin?
Nuk është e largët dita kur do të jemi përkrah njëri-tjetrit. Del Piero është një lojtar i shkëlqyer dhe mendoj se mund të luajmë së bashku. Edhe unë jam kureshtar të shoh se çfarë do të ndodhë.
Deri më tani keni kaluar me sukses dy transferta të vështira si ato me skuadrat romane… Si u ndjetë pas dy golave që i shënuat Romës?
Pas fitoreve të arritura në "Olimpiko" kam besim se kjo skuadër mund të luajë si e barabartë me të gjithë kundërshtarët. Do të vazhdojmë të përmirësohemi, sepse jemi ende duke u njohur me stilin e lojës së njëri-tjetrit. Sfida jonë është që të fitojmë edhe pse kemi ndonjë pikë të dobët, ashtu si çdo skuadër tjetër në botë. Mund të arrijmë rezultate të mëdha. Çdo minutë e luajtur me Juventusin është e veçantë. Fakti që realizova dy rrjeta të rëndësishme në atë stadium të bukur ishte si një ëndërr.
Sa rrjeta mendoni se mund të realizoni në Itali?
Në dy sezonet e fundit me Verderin kisha një mesatare prej 12-13 golash, por atje gjuaja edhe penalltitë dhe goditjet e dënimit. Nuk kam përcaktuar asnjë objektiv të veçantë, por synoj të mbetem në nivele mbi mesataren.
A jeni "infektuar" nga rivaliteti me Interin?
Rivalitetin e kam vënë re nga bisedat e shokëve dhe të tifozëve, por në të vërtetë e respektoj Interin si Bolonjën, por edhe si të gjithë skuadrat e tjera.
Të mërkurën ktheheni në Gjermani për ndeshjen me Bajernin në Champions, një sfidë shumë e rëndësishme. E pashmangshme të flitet për duelin Diego kundër Riberi…
Në Champions të gjitha sfidat janë të rëndësishme, por kjo do të jetë pak më e vështirë se të tjerat. Ato që di rreth Bajernit do t‘ia tregoj Ferrarës. Për ju mund të them se nuk do të kemi shumë raste për shënim dhe duhet ti‘ shfrytëzojmë në maksimum. Sa për përballjen me Riberi mund të them se ndoshta do të kishim qenë shokë skuadre, por gjithmonë dëshiroja të bëhesha pjesë e Juventusit. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, që mund të ndryshojë fatin e ndeshjes.
Mendoni se do të fitoni një trofe që prej sezonit tuaj të parë në Torino?
Po punojmë shumë për të arritur këtë objektiv. Kemi një skuadër të kompletuar që synon shumë lart. Ky është momenti për të fituar.
Objektivi tjetër personal është Botërori 2010.
E vërtetë, por aktivizimi në Kombëtare varet nga ajo që do të bëj me Juven. Të gjitha seancat stërvitore dhe ndeshjet kanë si qëllim të fitojmë dhe të më sigurojnë një vend në Kupën e Botës.