Askush nuk arrin të ndalë dot Filipo Inzagin
Milano - Filipo Inzagi tregohet i papërmbajtshëm në ndeshjen e Milanit përballë Atalantës këtë javë. Superpipo shënon tre herë në portën e bergamaskëve, duke i dhënë një fitore të thellë 3-0 skuadrës së drejtuar nga Karlo Ançeloti.
Në minutën e 7-të Inzagi kalon në avantazh Milanin me një gol të shkëlqyer. Në pjesën e dytë Inzagi shënon në harkun e 3 minutave 2 gola të tjerë, duke mos i dhënë asnjë mundësi miqve për të reaguar.
Me këtë fitore Milani ngjitet në kuotën e 51 pikëve, duke ruajtur hapin e Interit dhe Juventusit. Atalanta mbetet në kuotën e 36 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 10-të.
Më poshtë do të paraqesim në video golat e mrekullueshëm të Filipo Inzagit.