E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shpërthen një bombë pranë një banke

Athinë - Një bombë shpërtheu sot në mëngjes pranë një agjencie të bankës "Citibank", degë e gjigandit amerikan Citigroup, në veri të Athinës, duke shkaktuar dëme materiale, por me sa duket jo viktima, njoftoi policia. Bomba, që shpërtheu në orën 03:00 (01:00 GMT), ishte vendosur pas godinës që ndodhet në lagjen "Psikiko". Dy makina u dëmtuan gjithashtu nga shpërthimi, shtoi policia. Përpara një muaji policia ka çaktivizuar një bombë të fuqishme, të vendosur në një makinë, që ishte parkuar përpara selisë së "Citibank" në lagjen "Kifisia", disa kilometra nga vendi ku ndodhi shpërthimi i mëngjesit të sotëm..

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›