Koha për dialog, Thaçi fton Tadiç
Prishtinë - “Çdo pëllëmbë e territorit të Kosovës, është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie. Prandaj, përveç ftesës për kthim, Qeveria e Kosovës ofron edhe mirëqenie dhe mbrojtje për ata që dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre”. Kështu tha kryeministri Hashim Thaçi gjatë një debati të në Çagllavicë ku u diskutua mbi kthimin e pakicave, në veçanti serbëve. Kryeministri Thaçi me këtë rast, e ftoi edhe presidentin serb Boris Tadiç, për një takim në zyrën e tij në Prishtinë, pasi sipas tij, është koha ti shtrëngojnë duart dhe të nisin krijimin e raporteve të mira fqinjësore e jo si në luftë të ftohtë.