Asllan Dogjani largohet nga grupi parlamentar i PS-se

Deputeti, Asllan Dogjani u largua sot zyrtarisht nga Partia Socialiste. Ishte vetë Dogjani i cili bëri me dije mbi një vendim të tillë. Sipas tij, një vendim i tillë erdhi si një detyrim nga linja zyrtare e ndjekur nga kreu i PS, Edi Rama
Dogjani tashmë do ta zhvillojë aktivitetin e tij në legjislativin shqiptar si deputet i pavarur. Ndërkohë që paralajmëroi dhe kandidimin e tij në zgejdhjet e 23 qershorit si kandidat i pavarur.
Deklarata e dhënë para mediave Jam sot para jush per te informuar opinionin publik per nje vendim timin personal qe sapo jua bere prezent grupit parlamentar te partise socialiste. Nga ky moment une kam vendosur te dal si deputet i pavarur dhe te kandidoj per zgjedhjet e 23 Qershor po si kandidat i pavarur. U thash dhe ne takim se per mua nuk eshte e lehte te shkeputem nga grupi parlamentar se kam patur nje bashkepunim te shkelqyer me koeget dhe gjej rastin qe ti falenderoj nje nga nje. Une nuk do isha larguar nga partia socialiste por me larguan dhe ai qe me largoi eshte kryetari i partise Edi Rama. Ky vendim nuk eshte se eshte marr sot por eshte nje vendim i paralajmeruar ne kohe per shkak te mosmarrveshjeve parimore qe kemi patur me kryetarin. Une dua ti permend disa prej tyre pavarësisht se ju i dini por dhe opinioni publik: Sic eshte mungesa e demokracise se brendshme ne parti Mosmarrja ne konsiderat e punes dhe vlerave te anetareve te partise socilaiste te qarkut Kukes shkelja e te drejtes se votes dhe perjashtimi nga votimet duke proceduar me emerime ne parti Caktimi ne lista i kandidateve per deputet pa marr mendimin e strukturave te partise, pa asnje kontribut dhe pa asnje merite Edi Rama nuk ka vlersuar punen dhe kontributin tim ne partine socialiste ne nje kohe qe rezultatet kane ardhur ne rritje. Ndaj meje dhe socialisteve Kukesian, Edi Rama eshte treguar mosmirnjohes, mosperfilles, perbuzes dhe arrogant Nje arsye tjeter qe me beri te dal publikisht sot me kete vendim jane dhe zhvillimet e fundit politike, kualicioni me LSI qe tashme ka marr udhe dhe eshte bere publik ka zhvlersuar mundin djersen, sakrificen e socialisteve shqiptar dhe ka minuar besimin e gjithe shqiptareve ne vlerat e verteta te drejtesise. Duke kandiduar i pavarur do te kem mundesine qe te jem pjese e parlamentit shqiptar dhe ne kete menyre do te kem me shume mundesi te mbroj te drejtat dhe lirite e qytetareve te Kukesit dhe gjithe Shqiperise, do kem me shume mundesi t’iu sherbej atyre.