KQZ diskuton ngritjen e qendrave te votimit ne ndertesa private
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po diskuton ngritjen e qendrave të votimit në ambientet private si dhe miratimin e procedurave që do të ndiqen për plotësimin e fletëve të votimit (flet votimi test) që do të përdoren gjatë testimit paraprak të sistemit të numërimit elektronik të votave.
Bëhet fjalë për 134 qendra votimi në pesë qarqe të vendit.
Përsa i përket numrit të fletëve që do të testohen në numërimin elektronik, sasia e fletëve të votimit të cilat do të numërohen në testin e parë do të jetë 6000 (gjashtëmijë) copë, për 15 qendra votimi, nga një prej ZAZ-ve të Qarkut Fier.
vijon...
vijon...