E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asllani ftohet nga Suedia


Sulmuesja kosovare Kosovare Asllani është ftuar te Përfaqësuesja e Suedisë për ndeshjen eliminatore të Kampionatit Botëror 2011 kundër çekisë dhe Uellsit. Këto dy ndeshje Suedia do t'i zhvillojë në kuadër të grupit 8 kualifikues. Ndeshjen e parë Suedia e luan më 21 gusht kundër çekisë, ndërsa pas katër ditësh përballet me Uellsin. Përfaqësuesja suedeze pas gjashtë ndeshjeve mban vendin e parë në tabelë me 16 pikë të mbledhura. Asllani 21-vjeçare deri më tani ka luajtur 13 ndeshje për Suedinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›