E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaçiu në prova te Karlsruhe?

Mesfushori i Trepçës, Bardhyl Kaçiu, pritet të provohet në Bundesliga 2 te skuadra e Karlsruhea. Ai gjatë këtyre ditëve do t'i bashkohet skuadrës gjermane, ka bërë të ditur të martën vetë futbollisti për gazetën. "Menaxheri im më ka thënë se do të provohem te skuadra e Karlsruhes, por mbetet të shihet gjatë këtyre ditëve. Këtu gjërat shkojnë më ngadalëë se në Kosovë. Jam duke pritur, por në rast se nuk arrij të mbetem këtu do të kthehem sërish te skuadra ime, Trepça. Shpresoj se do të më ecën mirë këtu në Gjermani", ka thënë Kaçiu. Ai stinorin e kaluar u shpall kampion i Kosovës me Trepçën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›