E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasani siguron fitoren për Norrkopingun

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Shpëtim Hasani, ka shënuar golin e vetëm në fitoren minimale të Norrkopingut 1:0 kundër Hammarbyt. Ndeshja është luajtur të hënën mbrëma dhe i ka takuar javës së 20 të ligës së dytë suedeze. Hasani luajti gjatë tërë ndeshjes, ndërsa golin e shënoi në minutën e 13-të nga penalltia. Me këtë fitore Norrkopingu ka forcuar vendin e parë në tabelë me 40 pikë, duke lënë pas vetes Sundsvallin me 27 sosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›