E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa UEFA: CSKA, skuadra me e mire e Bullgarise

CSKA e Sofies, skuadra qe do te ndeshet me Dinamon ne Kupen UEFA, eshte skuadra me e mire ne historine e futbollit bullgar. Ajo ka fituar 30 here titullin kampion si dhe 11 here Kupen e Bullgarise. Ne historine e saj te madhe, CSKA ka njohur edhe periudha te erreta, me ndryshime te emrit, por edhe me ndarje te skuadres, sic ndodhi me 1985. Pas zenkave te medha ne finalen e Kupes se Bullgarise, kunder Levskit, Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Bullgarise vendosi shkrirjen e te dyja skuadrave. CSKA u shnderrua ne CFKA Sredec, emer qe e mbajti deri me 1988, ndersa Levski u shnderrua ne Vitosha, deri ne renien e regjimit komunist. Gjate viteve, CSKA e Sofies ka nxjerre lojtare te shquar, si Hristo Stoickov, Trifon Ivanov, Jordan Leckov, Emil Kostandinov, etj., te cilet kontribuan edhe ne suksesin e madh te kombetares bullgare ne boterorin e vitit 1994, ku zune vendin katert. Ne Kupen UEFA, CSKA ka marre pjese 15 here, duke zhvilluar 58 ndeshje. 21 eshte numri i fitoreve, nderkohe qe pervec 15 barazimeve ka edhe 22 humbje. Ne takimet e Kupes UEFA, CSKA ka shenuar 85 gola e ka pesuar 80. CSKA i luan ndeshjet e saj ne stadiumin "Bulgarska Armija", ne qender te Sofies, me kapacitet 22 015 vende, prej te cilave 2100 jane ne tribune te mbuluar. Ne sezonin e fundit, CSKA, e drejtuar nga trajneri Plamen Markov, zuri vendin e dyte, me tri pike me pak se Levski kampion. D.I.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›