E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa UEFA: NK Varteks i Varazhdinit

Rivalja e Tiranes ne turin e pare te Kupes UEFA, NK Varteks i Varazhdinit, eshte themeluar me 3 qershor te vitit 1931, fillimisht me emrin Sllavia, te cilin e ka ndryshuar ne vitin 1945, kur ka marre emrin Tekstilac, kurse me 1958 perfundimisht eshte quajtur NK Varteks i Varazhdinit, te cilin e mban edhe sot. Trajner i skuadres eshte Zllatko Dalic dhe ne perberje te ekipit, i cili pergatitjet per sezonin e ri i ka nisur me 20 qershor, jane keta futbolliste: Dario Jertec, Kristian Ipsha, Nikola Melnjak, Marko Bashic, Goran Malec, Vedran Viljevac, Tomislav Vranjic, Teo Kardum, Nikola Pokrivac, Enes Novinic, Miroslav Kopric, Ivan Begovic, Gordan Golik, Dominik Mohorovic, Tomisla Liber, Ivan Mance, Vladimir Vuk, Marko Marjanovic, Nedim Halilovic, Neven Vukman dhe Nikola Jafaric, qe te gjithe futbolliste qe kane luajtur edhe sezonin e kaluar ne radhet e Varteksit, qe eshte renditur ne vendin e trete (46 pike), pas Dinamos se Zagrebit, kampione e Krocise (76 pike) dhe NK Rijeka vendi i dyte (65 pike). Ketij kontigjenti lojtaresh i jane shtuar edhe emra te rinj: Igor Prahic, Dean Slunjski, Gordan Vuk, Sasha Shkvorc, Bojan Kranjec, Matija Shaban, Zheljko Pukec, Luka Beshenic si edhe dy futbolliste te sapoardhur, golashenuesi Toni Pavic (Dinamo e Berlinit) dhe sulmuesi Zdravko Vukoja (Bazel, Zvicer). NK Varteks i Varazhdinit i luan ndeshjet ne stadiumin, qe gjendet ne ambjentet e territorit te kombinatit te tekstilit, emrin e te cilit mban skuadra. Kapaciteti i tij eshte 9400 vende.
NK Varteks i Varazhdinit nuk ka dale asnje here kampion i Jugosllavise, as dhe i Kroacise. Po keshtu, Kupen e Jugosllavise dhe te Kroacise nuk ka arritur ta fitoje asnjehere, pa thene qe gjate historise se tij 74 vjecare Varteks disa here ka qene finalist ne te dyja Kupat. Nderkohe, Varteks ka marre pjese disa here ne Kupen e Kupave, Kupen UEFA dhe ne Kupen Intertoto. Madje, sezonin e kaluar nga Kupa Intertoto ka eliminuar ekipin tone Dinamo. Ne Kupen UEFA ka marre pjese tre here dhe ka zhvilluar 14 ndeshje, ne te cilat ka arritur 7 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje. B.A

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›