Kapiteni Muka, ish futbollist i Varteksit
Per tre sezone radhazi, me 1999-2000, 2000-2001 dhe 2001-2002 kapiteni i bardhebluve, Devi Muka, ka luajtur per ngjyrat e NK Varteks i Varazhdinit. Madje, ne edicionin e Kupes UEFA, me 2001, "vlonjati fltuturues" ka luajtur me fanellen blu te Varteks ndaj Aston Viles, ne turin e dyte te kesaj Kupe. "Kane kaluar kater vite u shpreh Muka, natyrisht, e njoh mire menyren e lojes se skuadres, sepse kam qene pjesetar i formacionit te saj ne tre sezone radhazi. Gjithsesi, them se ka kaluar goxha kohe, skuadra nuk eshte me ajo kur luaja une, natyrisht qe ka ndryshuar. Por, kjo kurrsesi nuk ka perse te na trembe, ne kemi nisur pergatitjen, te cilen tashme e kemi zhvendosur ketu, ne Struge, dhe mendoj se kemi shanse te medha per te vazhduar edhe ne turin e dyte te Kupes. Mendoj qe do te na favorizoje edhe shorti, meqe ndeshjen e pare do ta luajme ne transferte, pa thene qe ndeshjen e kthimit, ne Tirane, do ta luajme dy jave pas se pares".