Asllani zgjedh Kristianstadsin

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja suedeze SPORT-Expressen. Sipas saj, tashmë kontrata është nënshkruar dhe se ajo do të prezantohet zyrtarisht shumë shpejt, ndoshta në një konferencë për shtyp qysh të enjten. “Nuk kam koment për këtë”, ka qenë e shkurtër 22 vjeçarja, e cila nuk deshi të flasë për këtë punë.
Mirëpo, njëra prej futbollisteve më të njohura në Suedi në vitet e fundit tashmë e ka zgjedhur të ardhmen e saj. Edhe pse pritej që do t’i bashkohej ndonjë klubi më të madh, ajo e zgjodhi Kristianstadsin, pasi që synon që të luajë rregullisht dhe më pas të shkojë në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’ me Suedinë.
Drejtuesit e Kristianstadsit kanë njoftuar se sezonin e ardhshëm do të synojnë të futen në top 5 skuadrat më të mira suedeze. “Synim yni është që sezonin e ardhshëm të jemi ndër pesë të parët. Ne nuk e kemi zakon të flasim për objektiva, por mbasi përfunduam në pozitën e shtatë këtë sezon, është e natyrshme se vitin tjetër synojmë më shumë”, deklaroi trajnerja Elisabet Gunnarsdottir.