E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beatlesat e futbollit nga Camp Nou

Dikur tërë bota fliste për një grup – artistët universalë nga qyteti i Liverpoolit. Sot gjithë njerëzit në planetin Tokë janë të mahnitur nga i ashtuquajturi jashtëtokësori Lionel Messi dhe shokët e tij. Magjistarët nga Barcelona janë pa asnjë dyshim ‘Beatlesat e futbollit’.

Në kohën kur George Best luante futboll, sikurse që luan sot Wayne Rooney, ose për një nuancë më mirë se ai, e patën pagëzuar si ‘Beatlesi i pestë’.

Ai t’i përkujtonte artistët nga Liverpooli jo vetëm për shkak të frizurës, por edhe me futbollin magjik të tij.

Sot, kur Beatlesat nuk janë më, pasi gjysma e tyre kanë vdekur, në Barcelonë kanë lindur ‘Beatlesat e futbollit’, orkestër të cilën bota akoma nuk e ka parë. Xavi Hernandez, Leo Messi, Andres Iniesta dhe Cesc Fabregas janë mesfusha më e mirë në botë, ashtu siç dëshmuan të shtunën e kaluar në ‘Bernabeu’, kur e mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë. Vetëm ata kanë të drejtë t’i thonë vetes se janë një ekip i ëndrrave.

Përsosmëria e zërit

Nuk është ekzagjerim të thuhet se katërshja nga Barcelona luan futboll sikurse ‘Beatles’ kishin luajtur në muzikë. Ata janë promotorë të një revolucioni të futbollit, sikurse që ‘Beatles’ promovonin zërin e ri dhe e shkaktonin një histeri të vërtetë. Sikur që histeria shkaktohet nga futbolli që e luan Messi dhe Xavi, për të cilin thonë se është ‘John Lennon’ i Barcelonës së sotme.

Ai është truri, lider, kompozitori, ndërsa kitarën ia ka dhënë në dorë Leo Messit, i cili është futbollisti më i talentuar që ka parë njerëzimi. Ai krahasohet me Alfredo di Stefano dhe Diego Maradonën, por Messi luan futbollin më të mirë në epokën e gladiatorëve të futbollit, kur ekipet kanë mbrojtje pothuajse të përkryer dhe kur trajnerët personalë bëjnë gjithçka për t’i ndalur artistët e futbollit. Edhe në kushte të tilla, Messi luan me një lehtësi të pabesueshme. Bukuria e ‘zërit’ të tij garanton përsosmëri.

Misioni i pamundur

Por, kush është ‘Beatlesi i pestë”? Në Camp Nou tashmë e kanë. Ai është Thiago Alcantara, i biri i reprezentuesit brazilian Mazinha, ndaj të cilit Xavi dhe Iniesta tregojnë respekt të veçantë, pavarësisht viteve.

Çfarë do të ndodhë me ‘Beatlesat e futbollit”? Ndoshta ende do të zgjasë qeverisja e futbollit tik-tak të tyre. Apo ndoshta ndonjë sheik arab do të japë 150 milionë euro, sa edhe është vlera e klauzolës për shkëputjen e kontratës së Messit, dhe do ta dërgojë në Manchester City apo në Paris Saint Germain.

Por, duke i ditur zakonet e Messit, ai kurrë nuk do të largohet nga Barcelona. Të hollat nuk i interesojnë, para ka mjaft. Prandaj do të jetë mision i pamundur që Messi të largohet nga Barcelona.

Sharmanti Cruyff

Xavi Hernandez ka kaluar shumë vite tashmë në futboll dhe vizionin e tij perfekt të lojës do të mund t’ia kalojë Thiago Alcantaras. Ndërsa Fabregas vetëm sa është kthyer në shtëpi dhe vitet e tij më të mira të futbollit tani po vijnë.

Sipas kronikëve të Barcelonës, në historinë e re të këtij klubi, njeriu më i rëndësishëm pas Johana Cruyffit ishte Ronaldinho. Ai përfundimisht ka luajtur futbollin më sharmant, para Lionel Messit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›