Asmera, Maqedonia do kujdestarinë, Tadic kujdeset financiarisht
RESTELICË- Duket se tragjedia që ka prekur vogëlushen 5-vjecare, e cila tashmë ka mbetur vetëm në këtë botë, ka tërhequr cuditërisht vëmendjen e Maqedonisë dhe Serbisë.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka premtuar ndihmë financiare për voglushen e mbijetuar Amsera Reka.
Presidenca serbe përmes një komunikate ka informuar se do të sigurojë ndihmë financiare mujore dhe përkujdesje të veçantë për voglushen 5-vjeçare, e cila mbijetoi nga tragjedia e Restelicës, pasi që një ortek bore mbuloi shtëpinë e tyre.
Ndihma e Tadic siç thuhet parashikohet deri në moshën 18-vjeçare.
Nga ana tjetër Maqedonia kërkon kujdestarinë për Amsera Rekën, vogëlushën 5-vjecare, e mbijetuara e vetme në ortekun që përfshiu fshatin Restelicë.
Sipas mediave maqedonase 5-vjecarja është shtetase e Republiokës së Maqedonisë.
“Ata janë goranë maqedonas, të cilët edhe pse jetojnë në territorin e Kosovës, kanë shtetësi maqedonase”, shkruan portali “Netpress”.
Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se po ndjek nga afër zhvillimet në Restelicë dhe nëse është e nevojshme, shteti i Maqedonisë do të marrë kujdestarinë për këtë vajzë të vogël.
Fisi Reka jetonte në dy banesa pranë njëri-tjetrit. Dhjetë pjesëtarë të familjes Reka vdiqën brenda një dite. Ata i zuri brenda shtëpive një ortek dëbore i ardhur nga Bjeshkët sipër shtëpive. Por, mes gjithë kësaj tragjedie ndodhi edhe një mrekulli. Vajza 5-vjeçare e familjes Reka, Amsera u gjet e gjallë nën rrënojat e shtëpisë së shkatërruar nga orteku.
(el.me/BalkanWeb)